Telegrafi

Aguero nuk do të gjuaj më penallti, këtë stinor ka humbur shumë (Video)

Kun Aguero mund të jetë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, mirëpo ai për penallti nuk është aq i mirë.

Sulmuesi argjentinas ka dështuar dje ndaj Evertonit të shënoi nga pika e bardhë në minutën e 70-të.

Por të njëjtën gjë e bëri edhe shoku i tij i skuadrës, Kevin De Bruyne në pjesën e parë.

Gjithsesi Aguero këtë edicion ka humbur tri penallti, një në Ligën Premier dhe dy të tjera në Ligën e Kampionëve.

Mediat angleze kanë shkruar se trajneri Pep Guardiola më nuk do ta lë t’i gjuajë penalltitë argjentinasin.

Pasi edhe De Bruyne ka humbur penallti, mbetët të shihet se kujt do t’ia besojë këtë përgjegjësi Guardiola.

Përpos që i ka humbur tri penallti me Cityn, Aguero ka humbur një tjetër ditë më parë me Argjentinën, ndërsa ka arritur t’i shënoi katër të tjera këtë edicion. /Telegrafi/