Telegrafi

Aguero nuk lëviz nga City

Sulmuesi argjentinas do të qëndrojë për të paktën edhe një sezon në Etihad.

Sergio Aguero ka bërë me dije se do të jetë pjesë e Manchester Cityt edhe sezonin e ardhshëm përkundër spekulimeve të mëhershme se ai nuk do të qëndronte në skuadrën e Pep Guardiolas.

Pikërisht marrëdhënia e tij me trajnerin spanjoll, ka ndikuar në përhapjen e zërave për largim, por Aguero i ka mohuar ato duke konfirmuar qëndrimin tek City.

“Ndihem shumë i lumtur këtu, kështu që unë do të qëndroj këtu deri në fund të kontratës sime”, ka theksuar ai.

“Nuk kam menduar se ku do të luaj në ndonjë skuadër tjetër. Dua të përqendrohem vetëm në punën këtu”, ka përfunduar Aguero.