Telegrafi

Aguero: Liverpoolin do ta lëndojmë me kundërsulme

“Secili lojtar do të dëshironte të luante në një stadium të tillë (Anfield) dhe jam me fat që jam në gjysmëfinale ndaj Liverpoolit. Në ndeshjen e parë unë doja të isha i përfshirë, por kam mundur vetëm të shikoj. Fakti se mund të marr pjesë do të thotë se mezi pres të luaj mirë dhe t’i ndihmoj ekipit të kualifikohet. Është ndeshje e madhe kjo ndaj Liverpoolit, njërit prej ekipeve më të mira në botë”.

“Ne duhet të jemi të qetë, të relaksuar dhe të shikojmë se si t’i lëndojmë me kundërsulme. Liverpooli do të presë që ne të mbrohemi dhe për këtë arsye ne duhet të presim dhe t’i dënojmë”, u shpreh Aguero për UEFA.com. /Telegrafi/