Sergio Aguero ka arritur një sukses personal me kombëtaren argjentinase.
Sulmuesi i Manchester Cityt po shkëlqen edhe fanellën e përfaqësueses duke qenë edhe protagonist kryesor i ndeshjeve.
Ai ka shënuar golin e vetëm të fitores në miqësoren kundër shtetit rus të zhvilluar në Moskë.
Në këtë formë, 29-vjeçari ka arritur shifrën prej 35 golave me kombëtaren duke lënë pas me një gol më pak, legjendën Diego Maradona.
Por, Aguero ka barazuar rekordin me Hernan Crespon ndërsa ka mbetur pas Gabriel Batistutas me 56 dhe Lionel Messit me 61 sosh.
“Jam i lumtur që realizova golin e fitores. Jam i lumtur për golin që na dhuroi fitoren. Luajtëm mirë dhe duhet të vazhdojmë të rritemi”, tha futbollisti pas takimit.
Argjentina do të luajë të martën edhe një miqësore, por kësaj radhe nuk do ta ketë ndihmën e Lionel Mesit kundër Nigerisë. /Telegrafi/