Site icon Telegrafi

Aguero futet në histori të Cityt, bëhet shënuesi më i mirë i klubit

NAPLES, ITALY - NOVEMBER 01: Sergio Aguero of Manchester City celebrates after scoring his team's third goal during the UEFA Champions League group F match between SSC Napoli and Manchester City at Stadio San Paolo on November 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Çfarë mënyrë për ta thyer rekordin dhe vendin që e ka gjetur.

Në Stadio San Paolo ku ish vjehrri i tij Diego Maradona, shihet si zot, Sergio Aguero, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Cityt.

Aguero kishte barazuar rekordin e vitit 1930 të Eric Brook me 177 gola, por iu desh të pres edhe 12 ditë që kalojë atë dhe të futet në histori të klubit.

Kur zhvillohej minuta e 69-të , Aguero zhvillonte ndeshjen e 264-t personale dhe në rastin e parë të mirë, ai shënoi.

Sergio Aguero duke festuar /Getty Images)

Kjo ndodhi në Napoli, ku Maradona, babai i Giannina, gruas së parë të Agueros dhe gjyshi i djalit të tyre Benjamin, i kishte dhënë shpirt Napolit në vitet 1987 – 1990.

Aguero tashmë e kishte emrin në zemrat e tifozëve të Cityt, pas titujve të fituar, por kërkonte historinë edhe në klub.

Pep Guardiola e përgëzon Sergio Agueron/Getty Images)

Ai tashmë zyrtarisht është shënuesi më i mirë në histori të klubit me 178 gola.

Goli i tij e ndihmoi Cityn që ta vazhdojë rekordin me të gjitha fitore në Ligën e Kampionëve.  /Telegrafi/

Exit mobile version