Telegrafi

Aguero do të mbetet në Atletico Madrid

Edhe pse spekulimet rreth largimit të Agueros janë bërë edhe më të zëshme së fundi, duket se kjo nuk do të ndodhë. Atletico ka bërë të ditur se ka marrë vendim për të mos e shitur lojtarin.

“E di se klubet e mëdha në Evropë janë të interesuar për futbollistin tonë, por kam folur me njerëz të afërt të Kun dhe jam i bindur se ai edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e përbërjes tonë”, ka thënë presidenti i klubit Enrique Cerezo.