Telegrafi

Aguero dëshiron të kompletojë kontratën – por agjenti i tij paralajmëron Manchester Cityn

Sergio Aguero nuk do të largohet nga Manchester City para vitit 2021, pasi dëshiron të përfundojë kontratën e ti, edhe pse ka interesim nga Juventusi, Interi dhe Napoli.

Argjentinasi ka kontratë me Citizens deri në verën e vitit të ardhshëm, derisa lidhet me një largim të mundshëm nga Etihad Stadium.

Por, agjenti i tij Hernan Reguera ka konfirmuar se nuk ka asnjë shans që Aguero të largohet nga City, mirëpo dëshiron të shikojë çfarë do të ndodhë me klubin.

“Sergio ka kontratë me Manchester City deri në vitin 2021 dhe nuk ka asnjë shans që ai të largohet para atij viti”, ka thënë ai.

“Do të shikojmë çfarë do të ndodhë. Nuk kam biseduar me Interin dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: Aguero është i lumtur te Citizens dhe nuk ka interesim që të ndryshojë klubin”, ka shtuar ai më tej.

Nerazzurët e shikojnë argjentinasin si zëvendësues të Lautaro Martinez që pritet të kalojë në këtë verë te Barcelona. /Telegrafi/