Telegrafi

Aguero: Atletico është superior ndaj Fulhamit

Nesër në Hamburg luhet finalja e Europa League në mes të Atletico Madrid dhe Fulham. Ekipi anglez është një befasi për këtë kupë, pasi arriti të mposhtë ekipet si Shakhtar, Juventus, Wolfsburg dhe Hamburg për të arritur në finale.

Edhe pse Aguero e vlerëson këtë, thotë se statistikat tregojnë se ata janë më superior në krahasim me Fulhamin.

“Nëse e analizojmë historinë dhe statistikat në Evropë, Atletico Madrid është ekip superior në krahasim me Fulhamin. Kjo nuk është garancion për finalen, e respektoj Fulhamin pasi ata kanë mposhtur Juventusin, Wolfsburgun dhe Hamburgun”.

“Ata do të luftojnë, por ata nuk janë Chelsea, Manchester United ose Arsenal”, ka thënë Aguero për Daily Mail. /Telegrafi/