Raportimet e shumëfishta të mediave nga Argjentina pohojnë se sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është lënduar në një aksident automobilistik.
Sulmuesi i Manchester Cityt mori pjesë në një koncert në Amsterdam me këngëtarin kolumbian, Maluma dhe u lëndua duke u kthyer në aeroport kur taksi që ai ishte në të ishte i përfshirë në një aksident.
Aguero thuhet se kishte të vendosur rripin e sigurimit, por ka pësuar keq duke thyer disa brinjë në aksident, pasi taksi që po vozite argjentinasin goditi një shtyllë metalike.
Ish-klubi i tij argjentinas, Independiente me sa duket e konfirmoi lajmin me një cicërimë në Twitter, duke i uruar shërim të shpejt sulmuesit.
“Forca dhe rimëkëmbje të shpejtë. E gjithë Independiente është me ju në këtë kohë të vështirë”, thuhet në shkrimin e klubit argjentinas.
Raportet pohojnë se Aguero do të jetë jashtë veprimit për një periudhë të gjatë kohe, edhe pse nuk ka pasur konfirmime zyrtare nga Manchester City ose ekipi kombëtar i Argjentinës në kohën e shkrimit.
Nëse Aguero është jashtë për një periudhë të gjatë, ai do të humbasë dy finalet kryesore të kombëtares së Argjentinës, kundër Perusë (5 tetor) dhe Ekuadorit (10 tetor). /Telegrafi/