Telegrafi

Agropërpunimi rrit punësimin

Shqipe Dema, Drejtoreshë e Departamentit të Politikave Zhvillimore në inistrinë e Bujqësisë, pasi prezantoi rezultatin e programeve të implementuara në fushat ku ishte pjesëmarrëse edhe DANIDA, tha se segmente të rëndësishme për zhvillimin e zonave rurale në të cilat jetojnë shumica e popullatës, janë edhe investimet në agropërpunim, modernizim të fermave dhe në shërbime këshillimore.

“Përveç investimeve direkte për ngritjen e aftësisë konkurruese, të rëndësishme janë edhe investimet në agropërpunim, në infrastrukturën dhe modernizimin e fermave, si dhe në shërbime këshillimore, sepse këto ngritin kapacitetin e fermerëve dhe nxisin transformimin e fermave tradicionale në komerciale”, tha Dema.

Udhëheqësi i ekipit, Ricardo Pinto, tha se kjo është një mundësi e mirë për gjenerimin vendeve të reja të punës në mungesë të të ardhurave qeveritare.

“Motorë kryesor për nxitjen e punësimit janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse edhe struktura e ndërmarrjeve kosovare është e karakterizuar nga pozita dominuese e ndërmarrjeve të tilla, kryesisht të angazhuara në tregti, shërbime dhe prodhimtari të vogla”, theksoi Pinto.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth modaliteteve për implementimin e programit, ngase tashmë MBPZHR-ja i ka krijuar strukturat organizative, Autoritetin Menaxhues dhe Njësinë e Pagesave, të cilat janë në linjë me strukturat organizative të BE-së.

Qeveria daneze planifikon të investoj rreth 10 milionë euro gjatë këtij viti në sektorin e bujqësisë në vendin tonë. /Telegrafi/