Telegrafi

Agron Saliu me ekspozitë personale në “Palais Palffy”, të Vjenës

“Do të prezantohem me punën time të fundit, me portrete më ekspresive, ku nga koleksioni do të përzgjedhë 30 piktura të formatit të vogël”, ka thënë për KultPlus, Agron Saliu.

30 piktura të formatit të vogël do të përzgjedhë artisti shqiptar Agron Saliu më 9 deri 12, shtator do ti prezantojë në “Palais Palffy”, të Vjenës. Për këtë ekspozitë ka njoftuar për KultPlus, vetë artisti Saliu i cili ka shpjeguar se ekspozita është organizuar nga Günther W. Wachtl dhe bashkëpunëtorët e tij: Aygün Mehbaliyeva dhe Besim Abdullai.

“Do të prezantohem me punën time të fundit, me portrete më ekspresive, ku nga koleksioni do të përzgjedhë 30 piktura të formatit të vogël”, ka thënë Saliu duke e vlerësuar tejet të rëndësishme këtë prezantim, i cili është mbështetur nga Ministria për Kulturë e Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/