Telegrafi

Agron Peni sjell albumin “Home” me 10 instrumentale, krijime origjinale dhe përpunime

Kitaristi Agron Peni ka lansuar këto ditë albumin e tij më të ri.

“Home” mban titullin ky album, i cili vjen me 10 këngë solo në kitarë, që janë krijime të artistit.

Albumi është i publikuar në të gjitha adresat online fale kompanisë Spanjolle “Publimaster” e cila promovon muzikën time ndërkombetarisht.

“Home” është një album solo gitarë i sapo realizuar në këtë periudhë izolimi që përmban 10 pjesë instrumentale, përpunime dhe krijime origjinale.

Për të qene sa më afër publikut, sidomos në këtë periudhë, albumi është realizuar bashkë me video në shtëpinë e artistit, të cilat do të shpërndahen ditëve në vijim në kanalin e tij zyrtar në YouTube si dhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë blerja e albumit njëherë për njëherë mund të bëhet vetem online në adresat e shitjes. /Telegrafi/