Telegrafi

Agron Mustafa emërohet drejtor menaxhues i Aeroportit

“Pas analizave të bëra Bordi i drejtorëve të ANP-së ka marr vendimin që të mos shkohet përmes konkursit, por ka vendosur që të emëroj Agron Mustafën drejtor ekzekutiv të ANP-së, pas përformancës që ky i fundit ka treguar gjatë 5 muajve sa ishte si Ushtrues detyre në kompani”.

Jashari po ashtu ka deklaruar se i tërë bordi ka qenë unanim sa i përket kandidaturës së Mustafës.

Në anën tjetër i emëruari Mustafa ka thënë se , do vazhdoi punën e nisur me orientim drejt konsumatorëve.

“Jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira dhe më të favorshme për aviokompanitë dhe të ju ofrojmë produkte të reja, që aviokompanitë ti zbresin çmimet e biletave nga Prishtina e po ashtu ndër projektet prioritare vazhdon të mbetet marrja sa më e shpjet e licencës nga Aeroporti”. /Telegrafi/