Drejtori hulumtues i GAP-it, Agron Demi ka reaguar pasi ministri i Financave e ka përqeshur raportin lidhur me ndarjen buxhetore të komunave, duke e quajtur “dembeli intelektuale”.
Demi ka thënë se sa herë që është diskutu për projektbuxhetin në Kuvend, deputetët opozitarë i kanë citu raportet e GAP për me mbajtë përgjegjëse Qeverinë për ndarje jo të drejtë të buxhetit.
Dhe sipas tij, dikur më së shumti që i kanë citu raportet e GAP, kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes, të cilët edhe për ma pak buxhet që ka shku për komunat e AAK, LDK e PDK, me të drejtë kanë kritiku qeveritë për anime.
E sipas tij, këtë javë GAP e dëshmoi të njëjtën tendencë edhe nga Qeveria e Vetëvendosjes.
Ai tha se nga e diela “janë çu i madh e i vogël (kryesisht të vegjlit) me denigru GAP (qëllimshëm s’po them kritiku, se kritika e ka njëfarë baze e arsyetimi)”.
“Gjithnjë e më shumë po dëshmohet se me këtë Qeveri nuk mundesh me u marrë vesh as rreth fakteve. Gjithkush ka të drejtë të ketë opinionin e tij/saj, por jo gjithkush ka të drejtë të ketë edhe faktet e tij/saj”. E fakt është që kjo Qeveri, sikurse ato që i ka kritiku ma herët, mbi gjysmën e investimeve të reja kapitale nga niveli qendror në atë lokal i ka orientu në komunat që qeverisen nga VV”, tha Demi.
Demi theksoi se Qeveri Kurti po operon me “fakte alternative”, term që u ba i njohur nga këshilltarët e Trump.
Kjo nënkupton që me të dhëna të shpikura, kanë krijuar konfuzion për me e mbajtë në iluzione masën mbështetëse.
“Kjo nënkupton që për çdo kritikë që bazohet në fakte, me ju kundërpërgjigje me disa “fakte alternative”, e që janë të dhëna të shpikura, vetëm e vetëm me kriju konfuzion dhe me e mbajtë në iluzione masën mbështetëse”, shkroi Demi në Facebook./Telegrafi/