Telegrafi

Agron Demi: Nëse Ramush Haradinaj është invalid, të gjithë ne jemi invalidë

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet pasur kujdes në përcaktimin përfundimtar të numrit të invalidëve, pasi reflektimet buxhetore mund të jenë shumë të dëmshme.

“Ky është një rrezik shumë i madh, sepse është sikur ne duam ta eliminojmë qytetarin. Këtu duhet ta marr përgjegjësinë Agim Çeku dhe të gjithë ata komandant të luftës për këto probleme”, ka thënë ai.

Demi ka kërkuar përgjegjësi nga personat që kanë qenë të ngarkuar me përcaktimin e numrit të invalidëve të luftës, ndërsa ka vënë në thumb edhe politikanë të ndryshëm që marrin pension invalidor.

“Nëse Ramush Haradinaj është invalid, krejt Kosova janë invalidë; nëse ai nuk është, atëherë jo”, ka thënë Demi.