Site icon Telegrafi

Agrokosova në Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2017”

Sot, filloi Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2017” që mbahet me datat 19 – 22 prill në qendrën e panaireve në fshatin Bernicë, magjistralja Prishtinë – Mitrovicë.

Agrokosova, si kompani me traditë dhe reputacion, do të jetë prezent me një hapësirë të madhe duke përfaqësuar dy brendet e verërave, Theranda dhe Suhareka.
Gjatë panairit do të ketë degustim të verërave cilësore të prodhuara me përkushtim të jashtëzakonshëm që përcillet në çdo hap të prodhimit të verës, nga rritja e rrushit e deri te shishja e verës. Përveç degustimit të verërave, aty do të ketë edhe shumëllojshmëri djathërash dhe mishit të terur për të shoqëruar verërat cilësore.

Rajoni i Therandës, mikroklima, ekspertiza italiane dhe enologët italianë në përpunimin e verërave, i bëjnë të veçanta dhe shumë speciale verërat Theranda dhe Suhareka.

Falë përzierjes së përkryer të relievit, klimës, ekspertizës së prodhimit të verës dhe vizionit për të prodhuar verën më të mirë, ato bëhen të pamundshme që të imitohen nga të tjerët.

Veraria e Agrokosovës ka kapacitet total të prodhimit prej 2 milionë litrash. Brenda bodrumit të verës gjendet një hapësirë moderne për përpunimin e rrushit dhe për e prodhimin e verës.

Tani, Veraria Theranda dhe Suhareka kanë lansuar identitetin e ri të etiketës dhe shishes që është punuar dhe dizajnuar nga ekspertët italianë, të cilat priten shumë shpejtë të jenë prezentë në gjithë territorin e Kosovës. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version