Shumë policë përpiqen të bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, por ka edhe nga ata që aplikojnë një qasje pak më agresive për zgjidhjen e situatave të ndryshme, e që përfundojnë me fatalitet.
Disa policë në botë mund të marrin një mësim nga një polic në Tajlandë, i cili tregoi gjakftohtësi në vendin e tij të punës, transmeton Telegrafi.
Zyrtari policor, Anirut Malee, po kalonte një ditë normale në vendin e punës në stacionin policor Huay Kwang në Tajlandë, kur një person i cili ishte ndaluar në polici, papritmas niset në drejtim të policit duke e kërcënuar me thikë në dorë.
Mirëpo, polici në këtë rast tregon gjakftohtësi dhe në mënyre elokuente e ka bindur agresorin që të zmbrapset, duke mënjanuar kështu një situatë që do të mund të përfundonte me fatalitet. /Telegrafi/