Site icon Telegrafi

Agresioni rus në Ukrainë, Pendarovski mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, për sot në ora 14:00 ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Në këtë mbledhje siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të diskutohet për agresionin rus mbi Ukrainën.

Pasi të përfundojë mbledhja, Pendarovski do të jep deklaratë për media.

Ndryshe, në orët e sotme të mëngjesit Rusia ka nisur operacione ushtarake në Ukrainë, ndërsa janë raportuar edhe viktimat e para./Telegrafi/

Exit mobile version