Gazetar i vitit 2009 është shpallur Jeton Musliu nga gazeta “Express”, ndërsa çmimet për storiet më të mira i kanë fituar: për storie televizive Lindita Azizi (RTK) e Edona Musa (BIRN), për storie të botuara në gazetë Përparim Isufi (“Express”) e Besnik Krasniqi (“Koha Ditore) dhe për radio-storie Ermal Panduri (Radio Dukagjini).
Çmimi për Minoritete, i cili u dha për herë të parë sivjet, për kontribut medial në integrimin e minoriteteve në shoqërinë kosovare, i takoi gazetares Anamari Repic.
Ndarja e çmimeve vjetore të AGPK-së u mbështet nga Postë Telekomi i Kosovës, Instituti për Studime “Pjetër Budi” dhe UNDP-ja. /Telegrafi/