Telegrafi

Agonia e Potter në ndeshjen ndaj Cityt: Mount u lëndua në stërvitje, Sterling pas tri minutash lojë dhe Pulisic në 20 minutat e para

(Foto: Screenshot/Twitter/CBS Sports

Chelsea është përballur me lëndime që në minutat e para në sfidën ndaj Manchester Cityt duke u detyruar të bënte dy zëvendësime.

Raheem Sterling ishte i pafat në përballjen ndaj ish-klubit të tij, pasi që luajti vetëm tri minuta dhe u desh ta lëshonte fushën.

Ai mbeti i lënduar pas një ndërhyrjeje dhe nuk mund të vazhdonte, ashtu që u zëvendësua nga Pierre-Emerick Aubameyang.

(Foto: Twitter/Screenshot/BT Sport)

Por, agonia për trajnerin Graham Potter nuk përfundoi këtu. Brenda 20 minutave të para, ai e humbi edhe Christian Pulisicin. Amerikani ishte në një rast të mirë shënimi, por u ndërpre nga John Stones me një ndërhyrje të rreptë dhe nuk mundi më të vazhdonte.

Paraprakisht, në stërvitje ishte lënduar edhe Mason Mount, i cili nuk ishte në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë, derisa lista e lojtarëve të lënduar të Chelseat është e gjatë.

(Foto: Twitter/Screenshot/BT Sport)

Edouard Mendy, Reece James, Wesley Fofana, Ben Chilwell, N’Golo Kante, Ruben Loftus-Cheek e Armando Broja – janë futbollistët tjerë të lënduar. /Telegrafi/