Site icon Telegrafi

Agon Fehmiu trajneri ri i Pejës?

Pejanët në edicionin e kaluar u udhëhoqën nga trajneri Rudolf Jugo, por këtë vit si duket nuk po munden t’i sigurojnë përsëri shërbimet e tij, dhe kështu janë duke kërkuar për ndonjë trajner të ri.

Burimet e Telegrafit nga kryesia e klubit të Pejës, kanë thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë e angazhimit të Agon Fehmiut dhe gjithçka mund të bëhet zyrtare gjatë ditës.

Në ndërkohë, edhe vetë Agoni ka konfirmuar për Kohën Ditore se është duke negociuar me Pejën: “Është vetëm një ide. Do të ulemi të bisedojmë dhe do të shohim se çka do të ndodhë". /Telegrafi/ 

Exit mobile version