Site icon Telegrafi

Agon Elezi në super formë, shënoi sërish për Goricën

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi po vazhdon me paraqitjet e tij të shkëlqyera në fanellën e klubit kroat Gorica, njofton Telegrafi.

Kësaj radhe  duke u bërë edhe një herë protagonist i suksesit, duke shënues golin e fitores, kësaj radhe në ndeshjen kundër Shibenikut.

Elezi hapi rezultatin në minutën e 23-të dhe i dha epërsinë skuadrës së tij, e cila po lufton me të gjitha forcat për mbijetesë në ligën elitare të Kroacisë.

Për Elezin ky është goli i dytë me fanellën e Goricës, pasi më parë ka shënuar në ndeshjen ndaj gjigantëve të Dinamo Zagrebit. Shkupjani i cili është anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë se Veriut, në Kroaci po luan si lojtar i huazuar nga ekipi i Bochum të quna në Bundesligën gjermane. /Telegrafi/

Exit mobile version