Telegrafi

Agon Amiga sot vjen me “Qyqek” (Video)

Agon Amiga ka realizuar këngën e tij më të re.

“Qyqek” mban titullin kënga, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, në trailerin e së cilës thuhet se kënga është një histori e vërtetë, transmeton Telegrafi.

U përfol se në këngë zbulohet e vërteta për ndarjen me ish-gruan e tij Egzona Syla dhe për të mësuar këtë kanë mbetur vetëm edhe pak orë pasi reperi ka paralajmëruar se videoklipi do të publikohet sonte rreth ores 18:00.

Veç kësaj projekti u përfol që në pamjen e parë të publikuar pasi fotografia ku reperi shihet afër një femre të zhveshur është e ngjashme me atë të një artisti rus./Telegrafi/