Telegrafi

Agon Amiga paralajmëron këngën e re

Një projekt i ri muzikor gjatë kësaj vere po vjen edhe nga reperi “Agon Amiga”. 

Ndonëse tash e një kohë është larguar nga grupi “Babastars”, reperi po vazhdon punën si artist i lirë e me projekte të reja.

Me anë të një postimi të ndarë në llogarinë e tij personale, Instagram, Agoni bën të ditur se ka nisur xhirimet për këngën e re. “Së shpejti”, ka shkruar ai.

 

Këngëtari 36-vjeçar, nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth projektit por që fansat mezi po e presin rikthimin e tij.

“Oh Bir” mban titullin projekti i fundit i lansuar nga Amiga ndërsa tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur.

Vlen të ceket se labeli “Babastars” është në funksion akoma edhe pse u larguan disa prej artistëve. /Telegrafi/