Telegrafi

Agon Amiga në çaste të këndshme familjare me bashkëshorten dhe djalin

Para një muaji solli këngën e fundit në bashkëpunim me Soni Malajn dhe Daim Lalën.

Bëhet fjalë për reperin Agon Amiga, i cili pritet që gjatë muajve të ardhshëm të vjen edhe me këngë të reja para publikut.

Por, këngëtari pos jetës publike prej artisti, ai ka edhe një jetë private që herë pas here e ekspozon në rrjetet sociale.

E pikërisht në një datë të shënuar për të dhe bashkëshorten, Agoni ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në çaste familjare.

“Dhurata më e madhe dhe kuptimi i plotë i dashurisë. Nuk po mundemi me besuar që i ke mbushur 1 vjet. Të duam pafund Noel”, ka shkruar ndër të tjerash Amiga.

Ndryshe, reperi është duke mbajtur koncerte të ndryshme muzikore teksa po elektrizon fansat. /Telegrafi/