Reperi i njohur Agon Amiga shpesh vihet në fokusin e mediave, qoftë për karrierën apo edhe për jetën e tij private.
Lajmi për ndarjen nga ish-bashkëshortja Egzona Syla bëri bujë të madhe në media vitin e kaluar, gjersa e gjithë kjo mendohej se ndodhi për shkak të modeles Afërdita Dreshaj.
Megjithatë tashmë është e ditur se Agoni është beqar, edhe pse disa fotografi të tij në rrjetet sociale shpesh kanë lënë dyshime.
Muaj më parë ai publikoi në Instagram Story një fotografi të një vajze, por nuk e bëri të ditur identitetin e saj, gjë që çoi në dyshimin se ai mund të ketë krijuar një lidhje të re.
Së fundmi, ai ka publikuar disa fotografi të reja pëfrmes së cilave ka treguar se ka vizituar qytetin e Parisit, gjersa ka kaluar momente të këndëshme gjatë shëtitjes në rrugët e këtij qyteti.
Por, për fansat dhe ndjekësit e tij është ngritur sërish një pyetje, se kush mund të jetë personi që po e shoqëron atë në këtë udhëtim, dhe që nuk do ta bëjë të ditur për opinionin?! /Telegrafi/