Telegrafi

Agolli pas titullit fiton edhe Kupën me Qarabagun

Qarabagu i Ansi Agollit nuk ka të ndalur duke e fituar trofeun e dytë sezonal.

Pas kurorëzimit në kampionat disa javë më parë, skuadra e kapitenit të Kombëtares shqiptare  ka arritur të fitojë edhe Kupën e Azerbajxhanit.

Qarabagu e ka mposhtur në finale ekipin e Gabalas me rezultatin 2-0.

Golat janë shënuar nga Madatov në minutën e 51 dhe një autogol i Abasov në minutën e 68.

Kjo është hera e shtatë që Qarabagu fiton Kupën.

Për Agollin ishte hera e tretë që merrte medaljen e fituesit të këtij turneu.

Mbrojtësi i Kombëtares tashmë është kthyer në një lider të padiskutuar tek kjo skuadër dhe pritet të rinovojë kontratën me të, të paktën edhe për një sezon tjetër.