Qarabagu i Ansi Agollit nuk ka të ndalur duke e fituar trofeun e dytë sezonal.
Pas kurorëzimit në kampionat disa javë më parë, skuadra e kapitenit të Kombëtares shqiptare ka arritur të fitojë edhe Kupën e Azerbajxhanit.
Qarabagu e ka mposhtur në finale ekipin e Gabalas me rezultatin 2-0.
Golat janë shënuar nga Madatov në minutën e 51 dhe një autogol i Abasov në minutën e 68.
Kjo është hera e shtatë që Qarabagu fiton Kupën.
Për Agollin ishte hera e tretë që merrte medaljen e fituesit të këtij turneu.
Mbrojtësi i Kombëtares tashmë është kthyer në një lider të padiskutuar tek kjo skuadër dhe pritet të rinovojë kontratën me të, të paktën edhe për një sezon tjetër.