Arti, kultura dhe muzika shqiptare po vazhdojnë të korrin suksese në rrafshin ndërkombëtar.
Së fundi, filmi me skenar dhe regji të Agim Sopit, “Agnus Dei”, ka triumfuar në Festivalin Ndërkombëtar të FIlmit, “Medelin”, i cili është mbajtur për një javë nga data 12-19 shkurt në shtetin e Kolumbisë.
Në ngjarjen kryesore të qytetit, filmi ka fituar Çmimin e filmit më të mirë në Kategorinë A.
Gjithashtu ka fituar edhe çmimin e aktorit më të mirë në Kategorinë individuale, Astrit Alihajdaraj.
Festivali në këtë edicion ka pasur mbi 15.000 shikues ndërsa në kategoritë tjera kanë triumfuar edhe ‘El Perro De Ituzaingo’ me regji të Patricio Carroggio nga Argjentina në kategorinë Filmi më i mirë dokumentar ndërsa Çmimi i publikut është fituar prej filmit ‘Hola, Me Llamo Carla’ të regjisorit spanjoll, Gabriel Beitia.
Me këto dy çmime të reja “AGNUS DEI”, shton numrin në 97 çmime ndërkombëtar të fituara nga më shumë se 210 festivale botërore. /Telegrafi/