Site icon Telegrafi

Agnus Dei fiton Grand Prix Achievement Award

Festivali për publikun do të organizohet ekskluzivisht me filmat fitues nga data 13 deri më 17 janar në Bali, ujdhesën më mahnitëse të globit, me ç’rast do të ndahen edhe çmimet e filmave fitues, ka njoftuar regjisori Agim Sopi.

Filmi kosovar “Agnus Dei” me regji të Agim Sopit, bashkëprodhim i AS Film Production dhe Qendrës Kinematografiek të Kosovës, ka fituar çmimin për arritje kinematografike /Grand Prix Achievement Award/ në festivalin Cine Grand Prix – Bali.

Duke qenë i përzgjedhur nga një konkurrencë prej 10.000 filmave nga të katër anët e botës, juria 17 anëtarëshe, ka radhitur filmin kosovar Agnus Dei në mesin e dhjetë filmave të vlerësuar në kategori të ndryshme.

Festivali për publikun do të organizohet ekskluzivisht me filmat fitues nga data 13 deri më 17 janar në Bali, ujdhesën më mahnitëse të globit, me ç’rast do të ndahen edhe çmimet e filmave fitues, ka njoftuar regjisori Agim Sopi.

Exit mobile version