Lajmin e ka bërë të ditur për KultPlus regjisori Sopi i cili ka thënë se ky është çmimi i tetë ndërkombëtar që ka fituar me filmin e tij që bën fjalë për luftën në Kosovë.
“Çmimin Special i Jurisë” jepet për origjinalitetin e vizionit dhe ekzekutimit të lartë të përcaktuar nga një juri e profesionistëve të industrisë së filmit. Përveç regjisorit Sopi, këtë çmim e kanë fituar edhe tre regjisorë amerikanë dhe një spanjoll. /KultPlus/