Telegrafi

Agnesa Vuthaj shkëlqen në fotosesionin e realizuar në Francë

Muajin e kaluar e kemi parë të veshur në një vello të nuses teksa dukej si një princeshë.

Bëhet fjalë për top modelen tonë Agnesa Vuthajn, e cila po vazhdon të realizojë fotoshotinga.

Ajo së fundi ka qëndruar në shtetin francez, ku ka sjell disa fotografi në rrjetet sociale.

Së fundi, bukuroshja jonë ka realizuar një fotosesion të rrallë dhe mjaft të veçantë për 32-vjeçaren.

“Livando dashurie”, ka shkruar ndër të tjerash istogasja, e cila udhëheq edhe një biznes të suksesshëm të çantave dhe këpucëve me emrin e saj.

Lexo po ashtu Agnesa Vuthaj me fustan të bardhë duket si një princeshë përrallash

Nga jeta private e Agnesës nuk kemi mësuar ende asgjë të re, pasi që vazhdon të mbetet në kërkim të ‘princit’.

Ndryshe, ky nuk do të jetë edhe projekti i fundit i Vuthajt pasi që do të shohim edhe disa fotosesione të tjera gjatë këtij viti. /Telegrafi/