Ajo konsiderohet si ikonë e botës së modës ani pse epitetin e më të bukurës shqiptare e ka fituar në vitin 2004.
Bëhet fjalë për Agnesa Vuthajn, e cila vazhdon të merret me aktivitete të ndryshme në dobi të njerëzimit.
Por së fundi zeshkania ka lënë një mesazh në rrjetet sociale që ka bërë të dyshojmë se i referohet të dashurit.
Në fakt, istogasja i është drejtuar gjinisë mashkullore që të mos përpiqen ta tradhtojnë një femër.
“Kurrë mos e gënje ndonjë femër sepse do ta zbulojë një formë apo tjetër. Shumica e femrave dinë të investigojnë më mirë se FBI”, ka shkruar ajo ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Vuthaj është një ndër femrat e pakta të shoubizit që kurrë nuk është përfolur për ndonjë lidhje romantike. /Telegrafi/