Site icon Telegrafi

Agnesa Vuthaj kujton kohën kur ishte imazh i një kompanie indiane të stolive (Foto)

Bukuroshja Angnesa Vuthaj para disa minutash ka ndarë me fansat e saj në ‘Instagram’ momente nga koha kur ajo pozonte për një nga kompanitë indiane.

Bëhet fjalë për një set fotografik, i cili është realizuar në Emiratet e Bashkuara, ku Vuthaj ekspozonte stolitë e çmuara.

“Rikthim në 2007, me një nga fotot e realizuara për një kompani indiane të stolie të çmuara”, shkruan ish- Miss Albania bashkangjitur fotografisë, transmeton Telegrafi.

Tashmë ajo është një sipërmarrëse, ka krijuar linjën e saj të veshjeve, duke përfshirë dhe aksesorët si çanta dhe këpucë.

Vlen të theksohet se së fundi Agnesa kishte përcjell prej së afërmi paraqitjen e Miss Kosovës, argjentinases Camila Barazza në Miss Universe 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version