Bukuroshja Agnesa Vuthaj shquhet si njëra prej femrave më të bukura shqiptare.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Vuthaj ka vendosur të hapë arkivat duke publikuar një fotografi të 14 viteve më parë.
Bëhet fjalë për një imazh që është realizuar në vitin 2005, kur ajo përfaqësonte Shqipërinë në “Miss Universe” që mbahej në Tajlandë aso kohe.
Bukuroshja e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në disa konkurse të bukurisë, ndërsa gëzon tituj “Miss Kosova 2003”, dhe “Miss Shqipëria 2004”. /Telegrafi/