Telegrafi

Agnesa Vuthaj me dy fakultete

Agnesa Vuthaj është një ndër femrat më të përfolura të botës së shoubizit shqiptar.

Megjithëse ka kohë që nuk po merret me modelim, bukuroshja po vazhdon të jetë aktive në fushën e biznesit të çantave.

Ajo së fundi ka gjetur kohë që t’iu përgjigjet fansave përmes llogarisë personale në Instagram.

Një prej pyetjeve ishte edhe rreth shkollimit që ka përfunduar bukuroshja istogase, e cila ka treguar se ka diplomuar në dy profesione të ndryshme.

“Kam përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike, dega Diplomaci. Gjithashtu edhe fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë”, ishte përgjigja e 33-vjeçares.

Ndryshe, zeshkania kohët e fundit ka vizituar edhe kryeqytetin portugez, Lisbonën, i cili i ka lënë përshtypje të mëdha. /Telegrafi/