Telegrafi

Agnesa Rrahmani e gëzuar që do të luajë në SHBA

(Foto: basketbolli.com)

Ëndrra e shumë sportistëve është për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë ëndërr do ta realizojë edhe basketbollistja e Kosovës, Agnesa Rrahmani.

Duke folur për faqen zyrtare të FBK-së, ajo ka treguar për hapin e ardhshëm në karrierën e saj.

“Pas pesë viteve karrierë së bashku me Kastriotin dhe Kosovën në shumë Kampionate Evropiane, mora vendimin që të vazhdoj karrierën në Amerikë. Kalimi në SHBA u mundësua nga New Sports Agency që të nënshkruajë kontratë me bursë të plotë në një kolegj në Teksas, pra Weatherford College”, është shprehur Agnesa duke shtuar se është e gatshme për këtë sfidë.

“Kjo për mua do të jetë një sfidë, por megjithatë mundësi shumë e mirë që të jetë vazhdim i rrugëtimit tim, duke shpresuar që do të jap më të mirën nga vetja”, ka deklaruare ajo.

Në SHBA, por edhe në ligat evropiane shumë basketbollistë/e paraqiten me sukses dhe këtë rrugë pritet ta vazhdojë edhe basketbollistja e Kosovës.