Telegrafi

Agnelli shkarkon Blanc dhe Seccon

Tuttosport shkruan se menjëherë pas ardhjes së Agnellit në klub, ai dëshiron të vë pushtetin e tij, duke larguar nga skuadra të gjithë zyrtarët e lartë të cilët kontribuuan në katër vitet katastrofale të pas Calciopolit.

Blanc, që pas ardhjes së Agnellit është pritur t’i jepet një rol në financat e Juves, do ta japë lamtumirën pas kthimit nga SHBA-të, ndërsa Secco do të shkarkohet për transferimet e dështuara. Hiç më mirë nuk qëndrojnë as Roberto Bettega dhe agjenti i të rinjve, Renzo Castagnini, të cilëve pritet t’u tregohet dera së shpejti. /Telegrafi/