Andrea Agnelli renditi arritjet e Juventusit gjatë mandatit të tij dhe mbrojti Superligën Evropiane në fjalimin e tij të fundit si President i Zonjës së Vjetër.
Fjalimi i Agnellit hapi bordin e sotëm të drejtorëve në Torino. Ai dhe anëtarët e mëparshëm të bordit, duke përfshirë Maurizio Arrivabene dhe Pavel Nedved, kishin dhënë dorëheqjen më 28 nëntor.
“Së pari, dua të kujtoj kapitenët e Juventusit që humbëm së fundmi, Castano dhe Vialli. Ju kërkoj të mbani një minutë heshtje”, ka thënë fillimisht Agnelli.
“Nuk mund ta fsheh emocionin tim, një kapitull i historisë së Juventusit përfundon sot”.
The Shareholders' Meeting of 18 January 2023
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) January 18, 2023
Agnelli ishte ndër arkitektët e Superligës Evropiane në vitin 2021, së bashku me gjigantët e La Ligës, Real Madrid dhe Barcelona, të cilët janë ende zyrtarisht pjesë e idesë. Pjesa më e madhe e fjalës së tij u fokusua në statusin aktual të futbollit dhe arsyet pse Superliga Evropiane ishte e nevojshme.
“Ne kemi parë tranzicione në Chelsea, Milan, Neëcastle, Atalanta dhe Leeds. Konsorciume si Chelsea, Milan i RedBird, Newcastle i PIF dhe Pagliuca për Atalantën”.
“Ne jemi dëshmitarë të një fenomeni në zgjerim, siç janë multipronat. CityGroup, RedBull, RedBird, 777”.
“Nuk kemi të dhëna të caktuara, por Goldman&Sachs po investon 1 miliard euro në futboll, ka një interes në këtë sektor”.
🎙 Agnelli: "I think European football needs a new system, otherwise it risks a decrease in favour of a single dominant league, i.e. the Premier League, marginalising all the others."
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) January 18, 2023
“Për mua, Guvernatorët nuk dhanë asnjë përgjigje të përshtatshme, ata nuk kanë evoluar dhe nuk shohin dallimin mes lojës dhe biznesit”.
“Dallimet po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Si anëtar i UEFA-s dhe President i ECA-s, analiza ishte e qartë. Sistemi nuk ishte i qëndrueshëm dhe klubet ishin të vetmet që rrezikonin. Kishte pakënaqësi nga fansat dhe shpesh jemi kritikuar për ta theksuar këtë gjë, e cila po bëhet e qartë edhe për ata që menaxhojnë nivelin e ‘mesëm’”.
“Propozimi ynë ishte të krijonim një ekosistem për ligat kryesore evropiane për të rritur stabilitetin, duke mbajtur një ekuilibër midis garave kombëtare dhe evropiane”.
“Seria A ka pasur vetëm 68 ekipe që kur u bë një ligë unike pothuajse 100 vjet më parë. Është një sistem i hapur për të gjithë, bazuar në konkurrencën sportive. UEFA dhe ECA e propozuan atë në 2019, atëherë nuk kam nevojë të kujtoj se çfarë ndodhi. Kishte COVID dhe nuk dua ta prek atë pjesë”.
🎙 Agnelli: "When I was president of the ECA and of the UEFA executive committee, the analysis was evident. There was no club sustainability, a vertical polarisation of interest towards only two leagues, access to very risky financial instruments and fan disaffection."
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) January 18, 2023
“Nëse do të doja të mbaja pozicionin tim të privilegjuar si President i ECA-s, nuk do të kisha marrë vendime të caktuara në vitin 2021. Futbollit evropian ka nevojë për ndryshime strukturore, përndryshe do të biem duke favorizuar Ligën Premier, e cila do të dominojë”.
“Rregullatorët aktualë nuk duan të dëgjojnë për problemet e futbollit. Ata janë në një pozicion monopol dhe shpresoj se Gjykata Evropiane do të njohë pozitën dominuese të UEFA-s”, përfundoi Agnelli.
Agnelli vazhdoi fjalën e tij duke renditur arritjet e klubit gjatë mandatit të tij. Skuadra fitoi 19 trofe, skuadra e femrave u themelua në vitin 2017 dhe ka fituar pesë tituj radhazi në Serie A, ndër trofe të tjerë.
Italiani renditi gjithashtu të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të afërt, duke përfshirë Fabio Paraticin dhe Beppe Marotta dhe të gjithë trajnerët që ai punësoi gjatë mandatit të tij: Antonio Conte, Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri dhe Andrea Pirlo.
Gianluca Ferrero do të konfirmohet zyrtarisht sot si president i Juventusit, ndërsa Maurizio Scanavino është tashmë operativ si drejtor i ri i klubit. /Telegrafi/