Telegrafi

Agnelli: Juve do gjithmonë të fitojë

Foto LaPresse - Daniele Badolato 23/10/2015 Torino ( Italia ) Sport Calcio ESCLUSIVA JUVENTUS Assemblea ordinaria degli Azionisti Juventus , conferenza stampa Nella foto: Andrea Agnelli Photo LaPresse - Daniele Badolato 23 October 2015 Turin ( Italy ) Sport Soccer Juventus shareholders assembly , press conference In the pic: Andrea Agnelli

Juventus do ta presë Romën në derbin më të madh të stinorit në Serie A, pasi luajnë dy skuadrat më të forta aktualisht në kampionat.

Kësisoj presidenti i ‘Zonjës së Vjetër’, ka folur rreth kësaj ndeshje dhe Juventusit të tij në përgjithësi.

Andrea Agnelli thotë se Juventusi i tij ka të gjithë kundër në Serie A.

“Të gjithë dhe gjithçka janë kundër nesh, koncepti është se nuk ka rëndësi se kush fiton, por është e rëndësishme që të mos fitojë Juventus”.

“Ky është ambienti që na rrethon. Duhet t’i përgënjeshtrojmë ata që bëjnë tifo kundër nesh. Dhe ne duam të vazhdojmë të fitojmë, ekzistojmë për të fituar”, tha Agnelli.

“Kemi dy rrugë para nesh, titullin e gjashtë në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Të marrim shembull nga Bolt dhe të kthehemi në një legjendë”, deklaroi numri një i Juventusit. /Telegrafi/