Telegrafi

Agnelli infektohet me COVID-19

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka rezultuar pozitiv me COVID-19, kështu që ai nuk do të jetë në Stadio Meazza për finalen e Superkupës së Italisë të mërkurën.

Sipas raportimeve të shumta në Itali, presidenti i Biankonerëve është izoluar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Agnelli është i vaksinuar dhe nuk ka simptoma. Sipas raportimeve, presidenti i Zonjës së Vjetër nuk ka qenë dje në Stadio Olimpico dhe nuk ka pasur kontakte me ekipin së fundmi.

Zëvendëspresidenti Pavel Nedved gjithashtu rezultoi pozitiv me COVID-19 në fillim të javës së kaluar.

Juventus mundi Romën në Stadio Olimpico dje, duke shënuar tre gola në shtatë minuta dhe duke marrë një fitore 4-3 kundër skuadrës së Jose Mourinhos.

Ata janë në vendin e pestë në tabelën e Serie A, tre pikë larg Atalantës në vendit të katërt, megjithëse La Dea ka një ndeshje më pak.

Sot nuk është një ditë e mirë për bardhezinjtë, të cilët konfirmuan edhe lëndimin e gjurit të Federico Chiesa.

24-vjeçari ka humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. /Telegrafi/