Telegrafi

Agnelli: Fitorja më e mirë është ajo e radhës

“Mendoj se t’i shohësh 400.000 njerëz jashtë duke festuar në ditën kur e fituam Scudetton ishte diçka e jashtëzakonshme.

“Unë jetoj lartë në kodra dhe e dëgjova në Trieste zhurmën e tifozëve pas triumfit. Duke i shikuar nga larg, duke i dëgjuar dhe duke e ndjerë së çfarë po bëhej poshtë ishte diçka e mahnitshme”.

“Tifozët e Juventusit e dinë shumë mirë se çka ka ndodhur në të kaluarën nuk llogaritet më. Ata gjithmonë duan objektiva të reja”.

“Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm, kujdes dhe këmbëngulje, sepse fitorja më e mirë është ajo e radhës”, ka thënë Agnelli për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/