Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e ka falënderuar Giuseppe Marottan, duke thënë se ai ishte i rëndësishëm në rritjen e klubit.
Marotta nuk do të jetë pjesë e bordit të ri të emëruar në mbledhjen e sotme të aksionarëve, dhe kontrata e tij pritet të zgjidhet në ditët në vijim.
“Për sfidat e ardhshme, ne kemi vendosur të rinovojmë udhëheqjen e Juventusit”, tha Agnelli para 302 aksionarët të pranishëm.
“Modeli i organizatës nuk do të ndryshojë dhe do të bazohet në tri shtylla: shërbime, të ardhurat dhe në nivel qendror, sport”.
“Megjithatë, falënderoj dy drejtorët që po largohen: [CFO] Aldo Mazzia, i cili është këtu me ne sot, dhe Giuseppe Marottan”.
“Aldo u bashkua me grupin në vitin 1987, ai u punësua nga babai im”.
“Ai ishte çelësi në zhvillimin e stadiumit dhe projektit Continassa, të cilin ai e ndoqi personalisht”.
“Për këtë, Aldo, jo vetëm unë, por të gjithë Juventusi, ju janë mirënjohës”.
Agnelli foli edhe për Giuseppe Marottan që e quajti një profesionist të madh.
“Giuseppe Marotta ka menaxhuar klubet e futbollit për 40 vjet, me suksese si ato në Venezia dhe Atalanta”.
“Ai u largua nga Sampdoria kur e dërgoi në Ligën e Kampionëve, para se të bashkohej me Juventusin”.
“Aftësia dhe njohuria e Marottës kanë qenë të rëndësishme në rritjen e klubit dhe ne i detyrohemi atij falënderimet dhe duartrokitje të ngrohta”, ka thënë Agnelli.
I pari i klubit tha se klubi do ti besohet një brezi të ri udhëheqësish të besuar për të ardhmen e Juventusit. /Telegrafi/