Ndryshime të reja në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s do të bëhen gjatë javës së ardhshme në kryeqytetin italian.
Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi i është bashkuar Komiteti ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Evropës (UEFA) si një nga dy përfaqësuesit e klubeve.
Katariani ishte zgjedhur që të zëvendësonte Ivan Gazidisin, ish-shefin ekzekutiv të Arsenalit, i cili u transferua tek AC Milan i Italisë.
Vendin tjetër të lirë e ka zënë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i cili është edhe pronar i veturave FIAT-it.
Zgjedhja e Al-Khelaifit ende nuk është ratifikuar nga Kongresi i UEFA-s, i cili do të mbahet gjatë javës së ardhshme në Romë.
Miliarderi është gjithashtu shefi ekzekutiv i BeIN Media, i cili mban të drejtat televizive ekskluzive në Lindjen e Mesme për ligat e mëdha evropiane dhe turnet ndërkombëtare të klubeve dhe të kombëtareve.
Ndryshe, Komiteti ekzekutiv i UEFA-s përbëhet nga presidenti dhe 16 anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Kongresi, si dhe nga dy përfaqësues të ECA-s dhe një nga ligat evropiane. /Telegrafi/