Site icon Telegrafi

Agnelli dënohet me një vit mos kryerje të detyrës si president i Juventusit

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është dënuar për një vit mos ushtrim të detyrës zyrtare, ndërsa klubi është dënuar me 300 mijë euro.

Prokurori i rastit, Giuseppe Pecoraro, kishte kërkuar nga gjyqi i FIGC, dënimin e Agnellit me dy vite e gjysmë dhe 50 mijë euro.

Pecoraro kishte kërkuar po ashtu që Juventusi t’i luajë dy ndeshje pa tifozë dhe një ndeshje pa tifozët ultras në këtë sezon.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Juventusin

Kjo pasi disa anëtarë të tifozëve ultras të Juventusit kanë lidhje me mafian dhe krimin e organizuar, por këto dënime për tifozët nuk janë marr.

Tifozët e Juventusit

Po ashtu Agnelli personalisht është dënuar edhe me 20,000 euro.

Lexo po ashtu Juventusi deklaron rritje për 200 milionë euro në buxhet

Edhe drejtorët Francesco Calvo dhe Stefano Merulla, janë dënuar për një vit mos kryerje të detyrës, ndërsa Alessandro Nicola D’Angelo, për tre muaj.

Juventusi e fitoi edhe Kampionatin edhe Kupën në sezonin e kaluar (Getty Images)

Do të shihet se ky vendim sa do ta penalizojë Agnellin i cili ditë më parë është zgjedhur president i Asociacionit të klubeve të Evropës.

Të dyja palët do të kërkojnë ta apelojnë çështjen në një instancë më të lartë duke mos pranuar vendimet. /Telegrafi/

Exit mobile version