Site icon Telegrafi

Agnelli akuzohet për takime me huliganë që kanë lidhje me mafian

Foto LaPresse - Daniele Badolato 23/10/2015 Torino ( Italia ) Sport Calcio ESCLUSIVA JUVENTUS Assemblea ordinaria degli Azionisti Juventus , conferenza stampa Nella foto: Andrea Agnelli Photo LaPresse - Daniele Badolato 23 October 2015 Turin ( Italy ) Sport Soccer Juventus shareholders assembly , press conference In the pic: Andrea Agnelli

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është akuzuar nga prokurorët e Torinos për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Pas një investigimi të thelluar gazeta italiane Il Fatto Quotidiano ka zbuluar se Agnelli i lejonte tifozët me precedent penal dhe drejtuesit e tyre të mbanin marrëdhënie të vazhdueshme me elementë të krimit të organizuar.

“Agnelli është takuar me krerët e krimit të organizuar me qëllim për të garantuar rendin dhe qetësinë në sektorët e tifozëve ultras në stadium”.

Gjithashtu prokurori Guiseppe Pekoraro ka ngritur një akuzë akoma edhe më të rëndë në drejtim të numrit një të Juventusit.

“Pjesëmarrja personale në disa raste në takime me eksponentë të mafies së organizuar dhe tifozëve ultras apo huliganë, duke kontrolluar edhe biletat”.

Juventusi ka lëshuar deklaratë lidhje me akuzat duke mohuar ato.

Klubi bardhezi ka thënë që do t’ia lënë në dorë drejtësisë për të vendosur mbi këto akuza, ndërsa ka mohuar kategorish takimet e presidentit Agnelli me krerët e tifozëve që kishin lidhje me këtë mafi. /Telegrafi/

Exit mobile version