Telegrafi

AGM: Triçkovski duhet të dënohet për fyerjet ndaj Mizrahit

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) dënon gjuhën e urrejtjes anti-semitiste nga kolumnisti i ‘Sloboden peçat’, Branko Truçkovski.

“Nuk është hera e parë që Branko Truçkovski të përdorë gjuhë të urrejtjes, këtë herë anti-semit. Ai vazhdimisht bën thirrje në vrasje, likuidime, kërcënon me dhunë, edhe ndaj gazetarëve edhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve”, shprehen nga AGM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se prokurori Ljubomir Joveski nuk pa arsye për përgjegjësi kriminale gjatë këtyre viteve.

“Ju bëjmë thirrje prokurorëve tjerë të mos mshelin sytë ndaj gjuhës së tij të urrjetjes, thirrjet për dhunë dhe vrasje. I bëjmë thirrje MPB-së që sipas detyrës zyrtare të ndërmerr aktivitete për sanksionimit të Branko Truçkovski”, shprehen nga AGM.

Ata i bëjnë thirrje menaxhmentit të ‘Slobodan peçat’ që publikisht të heqin dorë nga qëndrimet e Troçkovskit dhe të ndalojnë bashkëpunimin me atë./Telegrafi/