Site icon Telegrafi

AGK thërret për protestë paqësore para ndërtesës së Qeverisë

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka analizuar me vëmendje zhvillimet e fundit të cilat kanë cenuar rëndë lirinë e shprehjes dhe punën e gazetarëve në Kosovë.

Si pasojë e kësaj situate dhe me qëllim të kundërshtimit të veprimeve të zyrtarëve të lartë shtetëror në raport me Gazetarët AGK fton kolegët gazetarë në një protestë paqësore të martën prej orës 11:30, para Objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbe në Prishtinë.

Exit mobile version