Site icon Telegrafi

AGK telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka lëshuar një telegram ngushëllimi me vdekjen e gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani.

Osmani u nda nga jeta në moshën 49 vjeçare.

AGK ka vlerësuar lartë kontributin e Osmanit në fushën e medias, derisa vdekjen e tij e ka cilësuar si humbje të madhe jo vetëm për të afërmit por gjithë komunitetin e gazetarëve.

Lexo po ashtu Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Telegrami i plotë i AGK-së:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare.

Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte “Ekonomia Online”, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version