Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.
Rugova ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Telegrafi, Koha Ditore, Gazeta Express, Gazeta Lajmi e të tjera.
Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës.
Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale. /Telegrafi/